Fragmenti i serisë “The New Pope”, thjesht i parezistueshëm

Fragmenti i serisë “The New Pope”, thjesht i parezistueshëm

14 December 2019 08:12

Pas dy teaserëve misteriozë dhe publikimit të datës së fillimit të serialit “The New Pope”, HBO më në fund e ka publikuar atë që e kemi pritur të gjithë: trilerin zyrtar i cili do t’ju mahnitë.

Për fillimin e vitit të ardhshëm HBO na ka përgatitur një “ëmbëlsirë” të vërtetë, që është lufta e pamëshirshme midis Jude Law dhe John Malkovich në Vatikan.

Image

Ashtu si seriali i mëparshëm “The Young Pope”, edhe në versionin e ri “The New Pope” kthehet regjisori dhe skenaristi Paolo Sorrentino, ndërsa Jude Law kthehet si Lenny Belardo ose Papa Piu XIII, i cili kishte rënë në gjendje kome në fund të sezonit të kaluar. Në sezonin e ri, në vendin e Papës zgjidhet Sir John Brannox (Malkovich), i cili e merr emrin Gjon Pali III dhe i cili nuk ka ndërmend të largohet nga vendi i Papës kur Belardo të zgjohet nga koma, shkruan KOHA Ditore. Në këtë skenë përfshihen garat e tyre të cilat edhe më shumë do t’ju bëjnë të interesoheni për serinë.

Në seri luajnë Silvio Orlando, Javier Cámara, Cécile de France, Ludivine Sagnier dhe Maurizio Lombardi, të cilët i njohim nga “The Young Pope” dhe fytyrat e reja Henry Goodman, Ulrich Thomsen, Mark Ivanir, Yuliya Snigir dhe Massimo Ghini.

Image

Seriali “The New Pope” në HBO mbërrin më 13 janar 2020, ndërsa në vijim shikoni trilerin zyrtar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme