Showbiz

Shuhet në moshën 21-vjeçare ylli i ri i repit, Juice WRLD

Reperi Juice Wrld ka vdekur pasi pësoi sulm epileptik në një aeroport në Chicago, Illinois.

21 vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Jarad Anthony Higgins, kishte mbërritur në aeroport pas një fluturimi nga Los Angeles, të dielën në mëngjes, kur u sëmur. Paramedikët e transportuan atë në një spital lokal, ku u shpall i vdekur, sipas TMZ.

Juice WRLD u ngrit në famë vitin e kaluar me hitet “All Girls Are The Same” dhe “Lucid Dreams”, dhe e fitoi çmimin “Top New Artist” në “Billboard Music Awards” në vitin 2019.

Hit-albumet e tij përfshijnë World on Drugs - një bashkëpunim me Future, Goodbye and Good Riddance dhe Death Race for Love, i cili ia solli Juice WRLD pozitën e parë numër një në top- listën Billboard 200 më herët këtë vit, shkruan KOHA Ditore.

Ai gjithashtu ka punuar me artistët si BTS, Lil Uzi Vert dhe Ellie Goulding.

Lil Yachy ishte ndër të parët që e përkujtoi reperin e ndjerë në mediat sociale, duke e postuar një foto me Juice WRLD dhe duke e shtuar titullin: "Lamtumirë vëlla, të dua... pusho në paqe!".