“Mötley Crüe” planifikon ribashkimin për Monsters Of Rock Stadium Tour

“Mötley Crüe” planifikon ribashkimin për Monsters Of Rock Stadium Tour

20 November 2019 18:27

Raportohet se “Mötley Crüe” po planifikon të ribashkohet për një turne në vitin 2020 së bashku me “Poison” dhe “Def Leppard”.

Pothuajse katër vjet pasi që Vince Neil dhe shokët e tij të bendit e nënshkruan një "ndërprerje të marrëveshjes së turneut" duke insistuar se ata kurrë nuk do të niseshin në turne përsëri ndërkohë që po përgatiteshin për një koncert përfundimtar në Los Angeles, të katër rokerët kanë nënshkruar që të rikthehen, shkruan KOHA Ditore.

Burimet e kanë konfirmuar lajmin për Rolling Stone, duke zbuluar se datat dhe vendet specifike do të njoftohen së shpejti.

Basisti Nikki Sixx më parë tha për Rolling Stone se ai dhe shokët e tij të bendit mund të dilnin përsëri në skenë nëse ata të katërt do të pranonin ta bënin atë: "Mund ta rishkruajmë kontratën tonë".

Por ai shtoi: "Ka njerëz në këtë bend që do të refuzonin ta bëjnë atë përsëri, dhe ju po bisedoni me njërin prej tyre. Nuk ka shumë parash që do të më detyronte ta bëja atë përsëri sepse kam krenari të madhe për mënyrën sesi po e përfundojmë.

"Nëse dikush ndonjëherë... do ta thërriste ndonjë anëtar tjetër të bendit dhe të thoshte: 'Hej, kanë kaluar 10 vjet, le t’i bëjmë 10 koncerte. Një milion për koncert”, nuk do të ndodhte kurrë, përveç nëse të katër anëtarët e bendit dakordohen. Dhe nëse do të pajtoheshim, mënyra se si e kemi organizuar... do të dukemi si budallenj".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme