Showbiz

Arrin fragmenti i parë për filmin e animuar "Scoob!"

Arrin fragmenti i parë për filmin e animuar

A e keni pyetur ndonjëherë veten se si dukeshin Scooby-Doo dhe Shaggy përpara se t’i bashkoheshin ekipit legjendar të Mistery Inc.? Warner Bros vitin e ardhshëm do të na e japë përgjigjen!

Ka mbërritur teaser trileri i parë për filmin e animuar Scoob!, në të cilin do të zbulojmë shumë sekrete dhe fakte për ekipin e preferuar, i cili për dekada të tëra i ka zgjidhur misteret dhe detyrat më të ndërlikuara.