Showbiz

Yjet e “Soundgarden” shqyrtojnë albumin e fundit me regjistrime të padëgjuara të Chris Cornell

“Soundgarden” e kanë edhe një album të fundit të cilin filluan ta regjistrojnë me Chris Cornellin e ndjerë, dhe i cili do të mund të realizohet.

Kitaristi Kim Thayil e zbuloi se projekti, i cili do t’i përmbajë regjistrimet e fundit që Cornell i bëri para vdekjes së tij, mund të jetë publikimi i fundit i bendit, shkruan KOHA Ditore.

"Është plotësisht e mundur, sepse kjo është ajo që ne e bëjmë...", tha ai për Trunk Nation LA Invasion të SiriusXM. “Definitivisht e kemi edhe një album “në vete”.

Image

"Gjëra që janë shkruar, gjëra që janë shtuar dhe regjistruar - sigurisht. Vetëm do të duhet të merren audio fajllat që janë në dispozicion. Unë do t’i rregulloj tingujt e kitarës që janë atje, të shtoj gjëra të tjera. Ben (Shepherd) e bën basin, Matt (Cameron) do t’i marrë bateritë. Mund t'i marrim producentët që i duam, që ta bëjmë të tingëllojë si një album i Soundgarden... Mund ta bëjmë definitivisht".

Ai shtoi, "Mendoj se kjo do të ndodhë. Do të ishte qesharake nëse nuk do të ndodhte”.

Por Thayil këmbëngul se nuk ka të ngjarë që bendi të niset në turne ose të regjistrojë materiale të reja me një këngëtar tjetër: "Është e qartë se e keni një pjesë të madhe që mungon...", shpjegoi ai. "Unë nuk e shoh dot, duke i pasur parasysh angazhimet që i kanë anëtarët e tjerë të bendit, duke i pasur parasysh ndjenjat tona dhe dashurinë për Chrisin, nuk e shoh që ne ta rikonfigurojmë një turne ose ndonjë gjë, siç kanë bërë bendet e tjera në të kaluarën, pa atë".