Showbiz

Pharrell Williams: “Padia për të drejtat autoriale të ’Blurred Lines’ m’i ka lënduar ndjenjat”

Pharrell Williams e ka pranuar se ndjenjat e tij janë lënduar kur u padit për hitin e tij “Blurred Lines”, sepse ai "kurrë nuk do të merrte asgjë nga askush".

Trashëgimtarët e Marvin Gaye ngritën padi në vitin 2015 kundër Pharrell dhe Robin Thicke, të cilët e bashkë-shkruan dhe interpretuan këngën, pasi i akuzuan ata se për hitin në fjalë e kopjuan këngën e babait të tyre të ndjerë nga viti 1977, “Got to Give It Up”, shkruan KOHA Ditore. Pasi e fituan rastin, përfaqësuesve të legjendës së Motown iu dha një verdikt masiv prej 7.4 milionë dollarësh, por shifra u ul më vonë në 5.3 milionë dollarë.

Image

Pharrell foli në lidhje me padinë gjatë një bisede me producentin Rick Rubin për revistën GQ, duke insistuar që aktgjykimi kishte ndikuar në të emocionalisht.

“M’i lënduan ndjenjat sepse nuk do të merrja kurrë asgjë nga askush. Dhe kjo më ktheu vërtet prapa”, shpjegoi ai.

Ai gjithashtu mbeti pranë qëndrimit se “Blurred Lines” dhe “Got to Give It Up” e ndanjë vetëm një "ndjenjë".

Derisa Rubin tha që Blurret Lines nuk ishte fare si kënga e Gaye, Pharrell u përgjigj: "Jo. Por ndjenja ishte. Nuk mund ta mbrosh me të drejta të autorit një ndjenjë ... Të gjitha këngët salsa tingëllojnë pak a shumë njëjtë."