Showbiz

Kacey Musgraves në specialen festive me Camila Cabello dhe Kendall Jenner

 

Ylli i muzikës country Kacey Musgraves e ka angazhuar Camila Cabellon, Lana Del Rey dhe Kendall Jenner, për t’i ndihmuar fansat që të futen në frymën festive për emisionin e saj të parë special festiv.

Këngëtarja është duke e përgatitur një performancë yjesh për emisionin e Krishtlindjeve “The Kacey Musgraves Christmas Show”, të cilin ajo e ka përshkruar si "një rimagjinim nostalgjik festiv të frymëzuar nga Wes Anderson", shkruan KOHA Ditore.