Showbiz

“South Park” dhe “Rick and Morty” mbërrijnë në HBO Max

HBO ka vendosur këto ditë t’i publikojë lajmet në lidhje me platformën e vet streaming HBO Max. Data e fillimit të punës nuk është caktuar, por pritet të jetë në maj të vitit 2020, ndërsa përveç shumë titujve origjinalë, në ofertën e vet do të përfshijë edhe disa nga serialet dhe filmat e preferuar.

Në mesin e tyre janë dy seri jashtëzakonisht të suksesshme dhe të vlerësuara të animuara “Rick and Morty” dhe “South Park”.

Image

Të dy seritë do të vazhdojnë të transmetohen edhe në kanalet e tyre burimore – “Rick and Morty” në Hulu dhe “South Park” në Comedy Central - por gjithashtu do të jenë në dispozicion për shikuesit në platformën HBO Max, shkruan KOHA Ditore.

Aventurat e gjyshit të dehur dhe shkencëtarit Rick dhe nipit të tij të marrë Morty në HBO Max do të arrijnë në të njëjtën kohë, si edhe në Hulu, ndërsa seria për ekipin nga qyteti South Park do të jetë në dispozicion 24 orë pas premierës. Sezonet e mëparshme të të dy serive do të jenë në dispozicion për abonentët e platformës HBO Max.