Aktorja Pamela Anderson (52) u ka dhuruar fansave në rrjetet sociale një foto të saj të vjetër. Ndërsa ishte ende temë kryesore nëpër kopertina, Pamela shpesh pozonte gjysmë e zhveshur ose pa veshje fare. Kështu, kohët e fundit ajo e postoi një foto të saj krejtësisht e zhveshur.
Edhe pse të paktën 15 herë ka pozuar në kopertinën e “Playboy”, ajo megjithatë nuk është adhuruese e pornografisë. Ajo pretendon se pornografia është për dështakët.
“Thënë më thjesht, duhet ta edukojmë veten dhe fëmijët tanë që të kuptojnë se pornografia është për dështakët - një shfrim i mërzitshëm, i kotë dhe i pashpresë për njerëzit që janë tepër dembelë për ta realizuar shpërblimin e bollshëm të seksualitetit të shëndetshëm”, – kishte thënë dikur Pamela, shkruan “Telegraph”.
Megjithatë, edhe Pamela dikur e kishte xhiruar një film pornografik. Një elektricist e kishte vjedhur nga shtëpia kasetën VHS në të cilën ishin xhirimet e “nxehta” pornografike të saj dhe Tommy Lee.
Ylli i Baywatch fillimisht e paditi kompaninë, por pastaj ata e arritën një marrëveshje jashtë gjyqit për rreth 10 milionë dollarë, shkruan KOHA Ditore. Xhirimi i saj i fitoi gjithsej 77 milionë dollarë, ndërsa edhe sot shitet shkëlqyeshëm.