Showbiz

Rita Ora protagoniste në filmin “Twist”

Rita Ora ka marrë një tjetër rol në ekranin e madh. Shqiptarja me famë botërore është fotografuar gjatë xhirimeve të versionit modern të “Oliver”.

28-vjeçarja ishte e veshur me një palë pantallona të shkurtra boksi. Ylli i muzikës u fotografua në rrugët e Londrës përkrah aktorit Rafferty Law, transmeton ATSH.

Rita do luajë rolin e Artful Dodger në “Twist”.

Teksa Rita ka rolin e Artful Dodger, komediani David Walliams, 48 vjeç, do të luajë Losberne dhe Sir Michael Caine, 86 vjeç, ka marrë rolin ikonik të Fagin.

{gallery}