Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Emina Çunmulaj me dedikimin e fundit i përloti të gjithë!

Një nga modelet më të njohura dhe të dashura për publikun, Emina Çunmulaj, e cila vite më parë u largua drejt SHBA-së, ndan shpesh me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga përditshmëria.

Ajo tashmë është e martuar me një nga biznesmenët më të pasur, Sam Nazarian dhe gjithashtu janë prindër të dy vajzave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në postimin e saj më të fundit në ‘Instastory’, i cili kishte të bënte me nënën e saj, e cila prej 6 vitesh ka ndërruar jetë.

“Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty, nuk e di si. Ndonjëherë mendoj sikur je thjesht në një vend tjetër të botës dhe do të të shoh së shpejti. Herë të tjera dëgjoj zërin tënd në regjistrime dhe mendoj se je sërish diku dhe do të të takoj sërish. Por ndonjëherë thjesht qaj sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më dhe ti s’do t’i takosh kurrë vajzat e mia, tek të cilat të shoh shpesh ty. Ndonjëherë ndjej se ti je kudo përreth meje dhe oh, sa do të doja të më shikoje! E di që do të ishe krenare se sa nënë e mirë jam për vajzat e mia. E kam mësuar gjithçka nga ty. Më mungon kaq shumë mami! S’më besohet që kanë kaluar 6 vite, duket sikur ndodhi dje!”.

Image