Në autobiografinë e tij, muzikanti legjendar britanik Elton John i ka dhënë disa detaje mjaft shokuese për jetën e tij private, të cilat kanë lënë shumë fansa pa tekst.
Kështu, mes të tjerash, ai e rrëfeu ngjarjen kur, pas tre ditësh të drogimit, mësoi se ia kishte blerë vetes një dhuratë mjaft të pazakontë, shkruan KOHA Ditore.
"Me të vërtetë nuk ju rekomandoj të shkoni në shoping kur jeni në depresion pas tre ditësh të drogimit me kokainë, përveç nëse nuk dëshironi të përballeni të nesërmen me thasë përplot me plehra të cilat absolutisht nuk e mbani mend se i keni blerë. Ose, siç ishte në rastin tim, ta merrni një telefonatë të nesërmen duke ju informuar që keni blerë një tramvaj," tha muzikanti 72-vjeçar.
'Nuk ishte model i tramvajit ndërsa një zë nga telefoni më njoftoi se tramvaji ishte dërguar nga Australia në shtëpinë time dhe se mund të livrohej vetëm nëse lidhet dhe transportohet me helikopter. Vetë Eltoni e pranon se ka varësi nga shopingu, ndërsa e përmendi edhe blerjen e dinozaurit në madhësi reale. “Qysh kur di për veten time, për mua mbledhja e gjërave në një mënyrë të çuditshme ka qenë kënaqësi,' shpjegon ai.