Disney sjell fragmentin që zgjat tre orë e gjysmë

Disney sjell fragmentin që zgjat tre orë e gjysmë

21 October 2019 23:31

Kanali i ri Disney do të lansohet brenda vetëm disa javësh, ndërsa në përpjekje për ta afruar publikun në SHBA me kanalin Disney+, Disney e ka publikuar një triler tre orë e 28 minuta të gjatë. Në të ceket çdo titull që do të shfaqet në këtë kanal.

Secili titull shoqërohet me një klip 15 sekondësh të filmit ose serisë. Kanali do të përfshijë edhe filma të realizuar para vitit 1989, si "Sammy, the Way-Out Seal", "The Adventures of Bullwhip Griffin", "The Computer Wore Tennis Shoes", dhe "The Barefoot Executive".

Image

Filmi "The Barefoot Executive" është një komedi amerikane e xhiruar në vitin 1971 e cila flet për shimpanzenë që ka aftësi të jashtëzakonshme për ta parashikuar popullaritetin e emisioneve televizive, shkruan KOHA Ditore. Shumë adhurues të filmave të Disney besojnë se ky film kishte merituar më së shumti ribërjen.

Në këtë kanal do të mund të shikohen edhe filmat e animuar nga vitet '90, si "The Little Mermaid", "The Lion King" dhe "Beauty and the Beast".

Përveç kësaj, në dispozicion do të jenë edhe filmat “Treasure Planet”, “Atlantis”, “Home on the Range”, “Brother Bear” dhe shumë të tjerë.

Kanali Disney+ do të lansohet më 12 nëntor dhe do të mund të shikohet për 6.99 dollarë në muaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme