Vazhdimi i filmit të animuar “The Addams Family” përgatitet për tetor të vitit 2021

Vazhdimi i filmit të animuar “The Addams Family” përgatitet për tetor të vitit 2021

20 October 2019 19:17

Filmi i animuar “The Addams Family” ka filluar me transmetim fundjavën e kaluar në Amerikë me një start prej rreth 30 milionë dollarësh, që ishte mjaftueshëm për ta filluar planifikimin për vazhdim.

Deadline e sjell lajmin nga një burim i besueshëm sipas të cilit studio MGM ka filluar të punojë në vazhdim i cili në kinema do të duhej të mbërrijë më 22 tetor 2021. Fundjavën e kaluar, The Addams Family përfundoi në vendin e dytë për nga shikueshmëria në Amerikë (menjëherë pas Jokerit të patejkalueshëm), ndërsa në fund të muajit filloi të fitojë kinema në pjesën tjetër të botës, shkruan KOHA Ditore. Në MGM për fillimin e shfaqjes prisnin fitime deri në 25 milionë dollarë, kështu që ky është një sukses i madh.

Regjinë e filmit të animuar e bëjnë Conrad Vernon dhe Greg Tiernan, ndërsa bëhet fjalë për adaptimin e animuar të sitcomit klasik horror nga vitet 1960, për një familje vërtetë të çuditshme dhe të frikshme. Seriali fillimisht u bazua në stripat e karikaturistit Charles Addams nga gazeta New Yorker, i cili doli nga viti 1938 deri në vdekjen e tij në vitin 1988.

Përveç serisë së lartpërmendur, e cila u transmetua nga viti 1964 deri në vitin 1966, personazhet e patën edhe muzikorin e tyre në Broadway dhe dy filma artistikë me regji të Barry Sonnenfeld: The Addams Family nga viti 1991 dhe The Addams Family 2 nga viti 1993 në të cilët rolet kryesore i patën aktorët e shkëlqyeshëm Raul Julia, Anjelica Huston, Christopher Lloyd, Christina Ricci dhe Jimmy Workman.

Image

Në adaptimin më të ri, The Addams Family zhvendoset në periferi, që është arsyeja se pse duhet të mësohen me jetën moderne. Në versionin origjinal, zërat i huazuan Oscar Isaac, Charlize Theron, Chloe Moretz, Finn Wolfhard, Nick Kroll, Snoop Dogg, Bette Midler dhe Allison Janney.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme