Showbiz

Besnik Tafallari dhe Max Freisl kopjet e yjeve të Hollywoodit

Portretet e tyre u ngjasojnë atyre të dy aktorëve të njohur hollywoodianë, transmeton KTV.

Njëri përngjan me aktorin Daniel Craig, portretizuesin e James Bondit, ndërsa tjetri duket si Jason Statham, i njohur me rolin në serinë e famshme të filmave “Transporter”.

Kjo ngjashmëri i ka motivuar, prizrenasin Besnik Tafallarin dhe gjermanin Max Freisl, t’i mbledhin forcat për të realizuar vetë filma të zhanrit aksion.