Showbiz

“Rick and Morty” së shpejti vjen në ekranet e vogla

“Rick and Morty” së shpejti vjen në ekranet e vogla

Më në fund ka mbërritur fragmenti i parë për sezonin e katërt të serialit të animuar të popullarizuar Rick and Morty, i cili na zbuloi edhe datën e shumëpritur të premierës për episodet e reja.

Seriali “Rick and Morty” ka pasur gjithmonë pauzë të gjatë mes sezoneve, por asnjëherë si deri më tani - episodi i fundit i sezonit tre është transmetuar saktësisht dy vjet më parë, ndërsa në të personazhi Mr. Poopy Butthole komentoi se dyshen nga titulli do ta shikojmë "edhe shumë gjatë" në sezonin e ri.