Beyonce shkëlqen me fustan të artë, duke i nxjerrë në pah linjat

Beyonce shkëlqen me fustan të artë, duke i nxjerrë në pah linjat

08 October 2019 23:41

Këngëtarja amerikane Beyonce (38) gjatë viteve të fundit po shihet gjithnjë e më rrallë në publik, megjithatë kur shfaqet e gjithë vëmendja është përqendruar në zgjedhjet e saj të modës.

Kështu, të shtunën në hapjen e studios së regjisorit Tyler Perry (50) në Atlanta, kjo vëmendje u fokusua në fustanin që ajo e kishte veshur me ngjyrë të verdhë ari, me nënshkrim të Yousef Aljasmi, i cili e theksoi figurën e saj në formë të orës së rërës.

Image

Ajo e plotësoi pamjen magjepsëse me vathët varës nga Anabelle Chan dhe sandale me take, shkruan KOHA Ditore. Flokët i kishte bërë gërshetë në një bishtalec të gjatë, ndërsa nga grimi kishte vendosur vetëm buzëkuq. Asaj iu bashkua në darkën gala bashkëshorti Jay-Z (49), ndërsa Beyonce i postoi disa foto nga ngjarja në Instagram.

Përveç Beyonce dhe Jay, në darkën gala ishin yjet si Oprah Winfrey (65), Kelly Rowland (38) dhe Terrence Howard (50).

Image

Përndryshe, kohët e fundit babai i këngëtares, biznesmeni Mathew Knowles (67), tregoi për kancerin e tij të gjirit, gjë që e rrënoi Beyoncen. Kanceri i gjirit në 99 për qind të rasteve ndodh tek femrat, dhe është shumë i rrallë tek meshkujt. Megjithatë, ai nuk është i pamundur. Biznesmeni dhe ish-gruaja e tij, Tina Knowles (65) janë parë vazhdimisht duke brohoritur për Beyonce në koncertet e saj. Këngëtarja ka thënë gjithashtu shumë herë se sa e rëndësishme është mbështetja familjare për të gjithë, ndërsa Mathew ka thënë shumë herë se e mbështet plotësisht vajzën e tij.

Image

“Mendoj se bukuria e kreativitetit të saj dhe ajo që e bën atë të veçantë është se të gjithë mund të identifikohen me të. Të gjithë ishim të zhgënjyer dhe kaluam nëpër një proces zie, zemërimi dhe zhgënjimi, dhe pastaj edhe të pranimit të faljes”, - tha ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme