Showbiz

Meksika i heq çmimin Placido Domingos pas akuzave për ngacmim seksual

Meksika i heq çmimin Placido Domingos pas akuzave për ngacmim seksual
 

Meksiko, 4 tetor – Organizatorët e çmimit meksikan të muzikës klasike, “Premio Batuta” njoftuan sot se do të tërhiqnin çmimin për tenorin spanjoll Placido Domingo për shkak të akuzave për ngacmim seksual që janë ngritur kundër tij.

Dy ditë nga nata gala e shpërndarjes së çmimeve në Meksiko, siç transmeton atsh raportimet, komiteti organizator ka theksuar se çmimi i parashikuar për Placido Domingo nuk do t’i jepet deri në momentin që situata e tenorit të njohur, i cili ka hedhur poshtë akuzat, të sqarohet.