Jeffrey Dean Morgan është i gatshëm për rolin e ri. Ylli i serialit The Walking Dead e ka fituar rolin kryesor në adaptimin e romanit horror “Shrine” nga autori James Herbert, produksionin e të cilit do ta bëjë Sam Raimi, i cili qëndron prapa franshizës Evil Dead.
Skenari për filmin do të bëhet nga Evan Spiliotopoulos, ndërkohë që planifikohet ta bëjë edhe regjinë.

Shrine përqendrohet në gazetarin e turpëruar i cili e zbulon një seri mrekullish në dukje hyjnore në një qytet të vogël në New England dhe i përdor ato për ta ringjallur karrierën e tij, shkruan KOHA Ditore. Ajo që ai nuk e di është se këto "mrekulli" e kanë një burim paksa më të errët.
Regjisori/skenaristi Spiliotopoulos është më i njohur për angazhimin e tij në filmin Hercules me Dwayne Johnson dhe The Huntsman Winter’s War nga viti 2016.
Pas gjetjes së aktorit kryesor, studioja do të përqendrohet në plotësimin e kastit, pasi që planifikojnë të fillojnë me produksion në shkurt të vitit të ardhshëm.
Ende nuk është caktuar data e shfaqjes, por së shpejti presim më shumë informacione për projektin.