Showbiz

M. Night Shyamalan në përgatitje të dy trilerëve të rinj

M. Night Shyamalan në përgatitje të dy trilerëve të rinj

M. Night Shyamalan dhe studioja Universal deri më tani e kanë pasur një bashkëpunim shumë të suksesshëm, kështu që nuk është për t'u habitur që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe me dy trilerë të rinj.

“The Visit”, “Split” dhe “Glass” ishin hite të mëdha për Universal, të cilët Shyamalan i financoi në mënyrë të pavarur dhe që të tre kushtuan vetëm 35 milionë dollarë, ndërsa të gjithë së bashku i inkasuan 625 milionë dollarë në mbarë botën. Po kështu do të financohen edhe dy filmat e ardhshëm.