Showbiz

Celine Dion: "Më mungon të kem të dashur"

Celine Dionit i mungon të ketë të dashur që t’i thotë se ajo është e bukur.

Tre vjet pas vdekjes së bashkëshortit dhe menaxherit të saj, Rene Angelil, Celine këmbëngul se ajo ende nuk është e gatshme për romancë të re, por edhe se i mungon prekja e një të dashuri.

"Nuk jam e gatshme për lidhje... por më mungon prekja, më mungon përqafimi, më mungon të më thonë, "Je e bukur", tha ajo për Today. "Më mungon ajo që e bën i dashuri dhe më mungon ajo që e bën bashkëshorti".

Por ajo insiston se është me fat që po rrethohet nga njerëz që kujdesen për të dhe e bëjnë atë të qeshë, shkruan KOHA Ditore.

Këngëtarja thuhet se është në lidhje romantike me valltarin mbështetës Pepe Munoz, por personat e saj të afërt insistojnë se ai është thjesht një shok i ngushtë.