Showbiz

E bija e sheh fantazmën e Bondit të dikurshëm, Roger Moore

E bija e sheh fantazmën e Bondit të dikurshëm, Roger Moore

Aktori Roger Moore ndërroi jetë në vitin 2017 në moshën 89-vjeçare, por vajza e tij Deborah mendon se babai i saj i famshëm ende po e vëzhgon atë dhe po i dërgon sinjale të qarta. Teoria e saj bazohet në atë se ajo vazhdimisht i sheh shenjat 007 dhe fotografitë e tij.

“Kohë më parë një turist japonez më ndali në rrugë dhe më pyeti nëse mund ta drejtoja në ndërtesën e shërbimit të sigurisë MI5. 'James Bond,' bërtiste ai, dhe unë besova se ishte ai, babai im, ai po më lajmërohej. Nga të gjithë njerëzit në rrugët e Londrës, ky njeri vendosi të më pyeste pikërisht mua. Mendoj se kjo nuk mund të jetë e rastësishme”, - tha vajza e Roger.