Showbiz

Filmat e Netflixit dhe Amazonit u larguan nga sallat kinematografike të Festivalit të Filmit në Toronto

Descriptive Text

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto jashtë ekraneve të mëdha u zhvillua një dramë e vërtetë: Kinematë Cineplex dhe Scotiabank, ku zhvillohen të gjitha projeksionet gjatë festivalit të filmit, vendosën këtë vit që filmat e Amazonit dhe Netflixit të mos shfaqeshin në ekranet e tyre.

"Janë qindra filma fantastikë që po shfaqen gjatë festivalit të këtij viti, dhe me kaq shumë opsione kemi kërkuar që tek ne të shfaqen vetëm filmat nga ato studio që e kuptojnë dhe vlerësojnë rëndësinë e këtij modeli të daljes së filmave në kinema", tha zëdhënësja e Cineplex, Sarah Van Lange.

Image

"E kemi një partneritet të fortë shumëvjeçar me Festivalin e Filmit në Toronto dhe jemi krenarë që po e krijojmë një përvojë të paharrueshme për vizitorët e festivalit tani dhe në vitet në vazhdim," shtoi Van Lange.

Politika e re e Cineplex e ka detyruar Festivalin e Torontos t’i bartë filmat e Netflixit dhe Amazonit për shfaqje të reja disa rrugë larg kinemave të tjera.