Showbiz

Ronnie Wood nderon Chuck Berryn në albumin live ‘Mad Lad’

Ronnie Wood do ta nderojë një prej heronjve të tij muzikorë me Mad Lad: A Live Tribute to Chuck Berry.

Albumi, i cili do të dalë më 15 nëntor, është pjesa e parë e një serie prej tri albumesh që Wood planifikon t’i regjistrojë ku nderon ata që ndikuan tek ai , shkruan KOHA Ditore.

I regjistruar në vitin 2018 në Tivoli Theatre në Wimborne, Angli, në Mad Lad Wood dhe His Wild Five i interpretojnë nëntë klasikë të Berry, duke përfshirë "Johnny B. Goode", "Back in the U.S.A." dhe "Little Queenie", ndërsa këngëtarja irlandeze Imelda May është mysafire në tri këngë të tjera.

Albumi gjithashtu i përmban këngët e shkruara nga Wood "Tribute to Chuck Berry" dhe "Worried Life Blues", këngën e Maceo Merriweather, të cilën Berry e publikoi si B-side në "Bye Bye Johnny". Lista e këngëve: Ronnie Wood, 'Mad Lad: A Live Tribute to Chuck Berry':

1. "Tribute to Chuck Berry"
2. "Talking About You"
3. "Mad Lad"
4. "Wee Wee Hours" (feat. Imelda May)
5. "Almost Grown" (feat. Imelda May)
6. "Back in the U.S.A."
7. "Blue Feeling"
8. "Worried Life Blues"
9. "Little Queenie"
10. "Rock 'N' Roll Music" (feat. Imelda May)
11. "Johnny B Goode".