Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bebe Rexha kishte frikë se “do të përdhunohej” nga producenti muzikor

Bebe Rexha kishte frikë se "do të përdhunohej" nga një producent dhe miqtë e tij gjatë një seance regjistrimi në një studio muzikore.

Pop ylli 30-vjeçar foli rreth anës së errët të industrisë së muzikës në një intervistë për revistën “Cosmopolitan”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë bisedës emocionale, Bebe e detajoi keqtrajtimin e saj të pretenduar në duart e disa producentëve të paemëruar, duke e përfshirë një natë kur ajo e thirri një taksi për ta shmangur një sulm të mundshëm seksual.

"Ishte një natë," tha ylli. "Unë isha vetëm në studio dhe një producent e kishte sjellë një grup prej pesë ose gjashtë meshkujsh me të. Kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara e tij dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të dhunohesha. Në heshtje e thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur, dhe ika nga atje. Ishte nata më e keqe ndonjëherë".

Image

Krijuesja e hitit "In the Name of Love" zbuloi gjithashtu se në një rast tjetër një producent "me të vërtetë i famshëm" kishte këmbëngulur t'i bënte asaj masazh në këmbë dhe u përpoq ta prekte në mënyrë të pahijshme, shkruan KOHA Ditore.

"Ishte një producent që do të hynte në studio dhe do të m’i masazhonte këmbët," shpjegoi ajo. "Një herë ai u përpoq të shkonte lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha” "Do ta bëj atë që dua". Por unë jam rritur që kurrë të mos e lejoj askënd të ma prekë trupin nëse nuk e dua këtë."

Bebe tha se nëna e Ke$has, Pebe Sebert, e kishte ndihmuar atë rreth aspekteve negative të industrisë së muzikës dhe e kishte këshilluar atë të mos punonte me Lukasz ‘Dr. Luke' Gottwald, të cilin e bija e Pebe e ka akuzuar për abuzim seksual dhe psikologjik.

Krijuesja e hitit “Tik Tok” dhe Dr. Luke u përfshinë në një betejë të gjatë ligjore për pretendimet e saj, të cilat ai i mohon, dhe të cilat u hodhën poshtë nga gjykatësi në New York pasi binin jashtë statutit të kufizimeve në vitin 2016.