Showbiz

Krimet e urrejtjes vijnë në filmin “IT Chapter Two”

Aktorët Jessica Chastein dhe James McAwoy kanë folur për skenat e abuzimit dhe krimet e urrejtjes që shfaqen në filmin e frikshëm “IT Chapter Two”, që u dha premierë më 2 shtator në Londër.

Adaptimi në filma është shpesh ndryshe prej librave, në të cilët bazohen, por aktori britanik McAvoy thotë se një prej skenave më të frikshme të filmit, mbetet i njëjtë me atë të librit të Stephen King, transmeton KTV.

Ashtu si në roman, personazhi Adrian Mellon sulmohet nga një grup i adoleshentëve homofobik dhe hidhet nga një urë. Poshtë urës e pret palaçoja i frikshëm Pennywise.

“Mendoj se filmi përkon me kohën, në të cilën po jetojmë”, thotë aktori McAwoy.

Në pjesën e parë të filmit palaçoja ndjek një grup fëmijësh dhe pasi e mposhtin atë, betohen ndaj njëri-tjetrit se do ta mposhtin përsëri në rast se ai kthehet.

E, në pjesën e re të filmit, palaçoja kthehet pas 27 vjetësh për të përndjekur fëmijë tjerë, por në skenë dalin fëmijët, tashmë të rritur që tentojnë ta vrasin palaçon e frikshëm.