Rita Ora mbajti koncert në Kroaci, e pas përfundimit, përmes një postimi në Instagram ka falënderuar 60 mijë shikues kroatë.
Por s’shkoi gjatë dhe në komente e në media kroate e akuzuan se në koncertin e saj s’ishin 60 mijë shikues, madje, sipas tyre, numri shkonte diku rreth 5500 persona.
Gazeta kroate Jutarnji.hr, shkruan se as disa salla që kanë kapacitetin për 9000 persona, nuk do të mbusheshin me aq shikues sa ishin atë natë në Zadar, transmeton Koha.net.
“600 mijë në Kroaci. Faleminderit, ishte e shkëlqyeshme”, ka shkruar ajo në Instagram, duke e falënderuar edhe stilisten kroate Juraj Zigman për veshjen.
Por shumë komentues e kanë akuzuar për shifrën që e ka shkruar. Thonë se në koncert ishin të pranishëm jo më shumë se 5500 persona dhe koncerti zgjati vetëm 50 minuta.
60.000 in ?? thank you I had a blast and @JurajZigman for my custom look with all of my singles written all over me! ? pic.twitter.com/RtI4x8KZ5q
— Rita Ora ? (@RitaOra) September 2, 2019