Ekskluzivitetet mund të jetojnë dhe të vdesin, por James Bond është i përjetshëm.
Më herët sot, përgjegjësit e 007, producentët Michael G. Wilson dhe Barbara Broccoli, e zbuluan titullin për aventurën e 25-të të super-spiunit... e cila gjithashtu do të jetë e fundit për Daniel Craig në rolin e Bondit.
Filmi me regji të Cary Joji Fukunaga është vendosur të shfaqet në kinema në prill të vitit 2020 me titullin No Time to Die - filmi i katërt 007 që e shfaq fjalën “die” ose “dies” në titull. (Paraardhësit e tij e përfshijnë Live and Let Die, Tomorrow Never Dies dhe Die Another Day.)
Është gjithashtu titulli më i gjatë në kuintetin e hiteve të Bondit nga Craig, duke përfunduar një fjalë para Quantum of Solace të vitit 2008, shkruan “Koha Ditore”.
Është e sigurt të supozohet se ngjarjet aksion të filmit nuk do të lënë shumë kohë që Craig të zhduket.
I shkruar nga një ekip që i përfshin skenaristët shumëvjeçarë të Bondit Neal Purvis dhe Robert Wade, si dhe Fukunaga, Scott Z. Burns dhe Phoebe Waller-Bridge të Fleabagut, filmi hapet me Jamesin duke e shijuar lumturinë në pension në Xhamajka, ndërkohë që monikeri 007 i është kaluar një agjenteje të re, të cilën e luan ylli i Captain Marvel, Lashana Lynch.
Por ardhja e një kërcënimi të ri në formën e fituesit të çmimit “Oscar” Rami Malek e shtyn Bondin të kthehet nga plazhi përsëri në aksion.