Ariana Grande me rikthim “magjik” në Britani

Ariana Grande me rikthim “magjik” në Britani

21 August 2019 15:05

Ariana Grande i mahniti fansat dhe kritikët gjatë koncertit të saj të parë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar që nga sulmi në Manchester, në O2 Arena të Londrës të shtunën mbrëma.

Këngëtarja amerikane e performoi një seri prej 24 këngëve të kompletuara me një limuzinë neoni dhe një rikrijim të darkës së fundit.

“Faleminderit për një mbrëmje magjike të hapjes!”, e ka postuar një tweet Grande.

Ishte ky koncerti i saj i parë në tokën britanike qëkur një bombë i vrau 22 njerëz pas performancës së saj në Manchester Arena në vitin 2017.

“Londër, të dua!”, deklaroi 26-vjeçarja në internet.

“Jam shumë e lumtur që po kthehem!!!” shtoi ajo.

Turneu i saj botëror Sweetener u bazua kryesisht në hitet nga albumi me po të njëjtin emër - duke përfshirë God is a Woman dhe No Tears Left to Cry - si dhe kënga përmbyllëse e mbrëmjes nga albumi i saj më i fundit, Thank U, Next.

Yllit iu bashkuan edhe bashkëpunëtorët e Social House për një interpretim të këngës së saj të re Boyfriend.

The Guardian ia dha koncertit tre yje nga pesë, duke thënë se këngëtarja interpretoi “himne të këndshme për rezistencën femërore”, ndërsa fansat e saj ishin të mahnitur, transmeton “Koha Ditore”.

“Veshët e lepurit që dikur ishin shenjat e saj mbrojtëse janë zhdukur prej kohësh,” shkroi Alexi Petridis, por “bishti i lartë i flokëve është më i madh se kurrë dhe fansat e saj ulërijnë sa herë që ajo kalon nëpër të me gishta”.

Grande ka tuituar rregullisht dhe sinqerisht për betejat e saj për shëndetin mendor që nga tragjedia e bombës dy vjet më parë dhe vdekja pasuese e ish-të dashurit të saj Mac Miller, ndërsa Petridis vuri në dukje se “përgjigjja më e zëshme gjenerohet nga Breathin’, një këngë për tejkalimin e sulmeve të panikut dhe anksiozës”.

“Kushdo që shpreson ta dëgjojë atë duke e hapur zemrën do të shkojë në shtëpi i pakënaqur”, përfundoi ai, edhe pse këngëtarja nuk arriti t'i adresohej direkt asnjërës ngjarje nga skena.

The Telegraph ia dha Grandes një vlerësim me pesë yje, duke e përshkruar koncertin e saj si “një natë magjie dhe melankolie nga ylli më mahnitës në pop muzikë”.

Adam White pohoi se “muzika ka qenë terapi” për këngëtaren, “duke i siguruar asaj strehim nga një numër traumash vitet e fundit, secila duke shërbyer si një sfond tragjik për atë që ka qenë një lulëzim kreativ dhe komercial”.

Mungesa e hitit të madh, One Last Time, u ndje shumë, por kjo nuk e ndaloi “The Independent” t’ia jepte koncertit katër yje, duke e quajtur atë “një nga koncertet më të mahnitshme të popit këtë vit”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme