Showbiz

Ian Ziering kishte frikë se nuk do të punonte më pas “Sharknado: Ky është fundi”

Descriptive Text

Filmi i ri në Syfy i Ian Ziering, Zombie Tidal Wave, i premton të njëjtat rrethana si paraardhësi i tij i suksesshëm “Sharknado”. Dallimi për të ishte se luajtja e heroit Hunter Shaw ishte shumë më e këndshme se herën e parë që ai e portretizoi Fin Shepardin e Sharknados.

Në një intervistë me Yahoo Entertainment, Ziering tha se ai ishte skeptik që kur e lexoi për herë të parë skenarin për projektin e vitit 2013. Ai as që donte ta bënte këtë pasi e lexoi një skenë në të cilën ishte një peshkaqen – dhe atë jashtë ujit - duke e ndjekur karakterin e tij në një litar.

“Nuk mund ta shihja dot se si do të ketë ndonjë cilësi në përmbajtjen në fjalë”, tha ylli i BH90210, transmeton “Koha Ditore”. “Nëse James Cameron do të vinte tek unë me këtë skenar, do ta pranoja, por i thashë gruas time, - Nuk mund ta bëj këtë. Do të jetë fundi i karrierës time. 'Dhe, me vajzën time Mia në krah dhe Penna në bark, ajo tha:' Oh, jo, duhet të shkosh në punë. 'Dhe ishte një shuplakë e realitetit për mua. Papritur, nuk kishte të bënte me mua, nuk kishte të bënte me karrierën time. Kishte të bënte me sigurimin e familjes sime, dhe këtu nuk guxon të ketë dështim”.

Kështu, Ziering vazhdoi ta lexonte skenarin e Sharknado, megjithëse nuk ishte i lumtur për këtë. Skena e fundit, ku përfshihet Fin duke ikur me ndihmën e sharrës nga peshkaqeni, me të vërtetë i bëri përshtypje.

“Po mendoja, ‘Në rregull, mirë, të paktën do ta kem këtë për t'ia treguar fëmijëve. Kjo është arsyeja pse babi nuk punon më,” tha Ziering. “U frikësova shumë.”

Në fakt, Ziering ishte aq i shqetësuar se çfarë do të mendojnë njerëzit për filmin e peshkaqenit sa që ai as që e përmendi atë gjatë intervistave. Ai e ndryshoi mendjen vetëm pasi e shikoi atë vetë.

“Mendova, “Oh, nuk është shumë keq”, dhe u pajtova me sensin e dobët të humorit me të cilin u prit,” tha Ziering. “Disi buzëqesha me të. Po qeshja si shikues, edhe pse ditën kur e xhirova, po mendoja se ky është fundi. Ky është fundi.”

Ishte vetëm fillimi, natyrisht, sepse Sharknado i bëri katër vazhdime dhe një partneritet me regjisorin Anthony C. Ferrante, i cili gjithashtu e shkroi skenarin dhe e bëri regjinë e Zombie Tidal Wave. Vetë Ziering e krijoi tregimin dhe e bëri produksionin e tij. Megjithatë, Zombie nuk është vetëm një vazhdim i Sharknados.

“Hunter është një karakter shumë më ambicioz. Ai lufton më shumë me duart e tij. Ai është më i zgjuar”, tha Ziering. “Ne nuk përdorim sharrë elektrike”.