Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, i ka mbushur 61 vjet, ndërsa festa e ditëlindjes së saj do të zgjasë tri ditë.
Këngëtarja edhe një herë ka treguar se “vitet janë vetëm numra”, duke e nisur me stil festimin e ditëlindjes së saj.
Ajo ka marrë vëmendjen me veshjen e saj – me kostum të një gjenerali ushtarak – teksa dëgjohet në video duke thënë: “Urime ditëlindjen mua”, transmeton Koha Ditore.
Një pjesë të atmosferës ekstravagante nga festa, Madonna e ka ndarë me fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale përmes fotografive dhe videove të publikuara.
“Ky është fillimi i tri mbrëmjeve madhështore festive”, ka thënë këngëtarja.
-
19 gusht 2019 08:56
-
Shpërndaje në: