22 vjet pas "Face Off", John Travolta ende e imiton vrasësin Nicolas Cage

22 vjet pas "Face Off", John Travolta ende e imiton vrasësin Nicolas Cage

17 August 2019 14:09

John Travolta u fut në "Travolt/Off" gjatë The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, mbrëmjen e së enjtes. Aktori i nominuar dy herë për “Oscar” garoi kundër Fallon ndërsa po i eksploronin disa nga personazhet më të paharrueshëm nga katalogu i Travoltës.

Gjatë lojës Travolta i riprodhoi rolin e Vinnie Barbarino nga Welcome Back, Kotter dhe Danny Zuko nga Grease. Por performanca e tij më e mirë erdhi kur ai e riprodhoi rolin e Castor Troy nga Face/Off.

Teknikisht, Nicolas Cage e luajti Castor Troy, por për shkak se e shkëmbeu fytyrën me personazhin e Travoltës, Sean Archer, Travolta përfundoi duke performuar si Cage respektivisht Troy. Jeni të hutuar? Atëherë duhet ta shikoni këtë film të mahnitshëm nga viti 1997.

Gjatë gjithë lojës, Fallon bëri çmos për të garuar me Travoltën. Fatkeqësisht për Fallon, imitimi i tij i Vincent Vega nga Pulp Fiction dhe imitimi i tij i Tony Manero nga Saturday Night Fever, nuk garonin dot nga Travolta i vërtetë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme