Showbiz

Shannen Doherty do t’i bëjë homazhe Luke Perryt duke u paraqitur në “Riverdale”

Descriptive Text

Ylli i serisë ‘Beverly Hills 90210’ Shannen Doherty do t’i bëjë homazhe kolegut të dikurshëm Luke Perry, duke u paraqitur në Riverdale, serinë amerikane të zhanrit dramë të cilën e filloi aktori para vdekjes së tij.

Roli i saj ende nuk është zbuluar, por aktorja e konfirmoi në profilin e saj në Instagram se do të paraqitet në seri, shkruan Sky News.

"Jam shumë e nderuar që do të bëj homazhe për Luke në ‘Riverdale’. Jam shumë e lumtur", shkroi ajo.

Perry vdiq në mars, në moshën 52-vjeçare në rrethin familjar, pesë ditë pasi kishte pësuar goditje në tru, shkruan KOHA Ditore.

Ata të dy u bënë miq pasi u shfaqën së bashku në serinë "Beverly Hills 90210" në katër sezone të viteve 1990, duke e luajtur Dylan McKay dhe Brenda Walsh. Ata e ripërtërinë miqësinë e tyre në vitin 2015 dhe mbetën të pandarë deri në vdekjen e Perryt.