Showbiz

Seriali i Marvel, “Agents of S.H.I.E.L.D.” do të përfundojë pas sezonit të ardhshëm

Spin-offi televiziv i “Avengers”, seriali i Marvel “Agents of S.H.I.E.L.D.” do të përfundojë pas sezonit të shtatë.

Seriali, në të cilin luajnë Clark Gregg dhe Ming-Na Wen, aktualisht është duke e përmbyllur sezonin e tij të gjashtë në ekranet e vogla, ndërsa tani shefi i Marvel TV, Jeph Loeb ka njoftuar se seriali do të përfundojë pas sezonit të ardhshëm përfundimtar.

"Kur e dini se çfarë po bëni, mund të ndërmerrni rreziqe më të mëdha, të jetës dhe vdekjes", thotë ai për Deadline. "Këto lloje vendimesh papritur tani janë të vërteta në tavolinë, sepse nuk po luani me faktin se si ta zhbëjmë këtë kur të arrijmë në sezonin e ardhshëm. Po luani me faktin se ky do të jetë fundi i tregimit".

Njoftimi është bërë disa orë para panelit të kastingut në Comic-Con në San Diego të Kalifornisë të enjten, shkruan KOHA Ditore.

Loeb shton: "Askush nuk dëshiron që asgjë të përfundojë, por do të jetë e mahnitshme, dhe ja lajmi më i mirë: Sezoni 6 nuk ka mbaruar dhe nuk keni parë asgjë nga Sezoni 7. Ky është festimi, ka ende më shumë. Nuk është se do të largohemi prej skenës dhe të themi lamtumirë, se nuk do ta shihni kurrë një tjetër nga këto tregime të reja. Duhet të shihni se si kjo përfundon, duhet të shihni".