Showbiz

Aktori pret fëmijë me të dashurën dyfish më të re

Aktori 50-vjeçar Michael Sheen në Twitter e ka konfirmuar lajmin e gëzuar se është duke e pritur fëmijën e tij të dytë me të dashurën 25-vjeçare, aktoren suedeze Anna Lundberg.

"Jam shumë i lumtur që mund ta ndaj lajmin me ju se me partneren time Anna jam duke e pritur engjëllin tonë të vogël", shkroi aktori, ndërkohë që është interesante se lidhja e tij me Anna u bë zyrtare vetëm një javë më parë.

Megjithatë, për çiftin është duke u folur tash dy muaj, por askush nuk e di me siguri se kur ata e filluan lidhjen, shkruan KOHA Ditore. Për shkak të gjithë kësaj, aktori i shokoi fansat kur e kumtoi lajmin e gëzuar. Nga lidhja e dështuar me aktoren Kate Beckinsale, Michael tashmë e ka vajzën 20-vjeçare, Lily.

"Të jesh prind është sfida më e madhe në jetë, sepse për këtë jemi këtu. Kjo është ajo që na bën njerëz", zbuloi Michael në një intervistë në vitin 2010. T’ju rikujtojmë, Kate dhe ai ishin në lidhje nga viti 1995 deri në vitin 2003. Çifti u takua në set dhe shumë shpejt filluan të jetojnë së bashku.

Lily ka lindur në Londër në vitin 1999, ndërsa çifti pas ndarjes ka mbetur në marrëdhënie shumë të afërta.

"Ai është shumë i dashur dhe i afërt me familjen. Ai është dikush që e njoh qëkur isha 21- vjeçare. E dua shumë", zbuloi Kate në një intervistë nga viti 2016, kur u nda nga bashkëshorti i saj, Len Wiseman, i cili i pari i dorëzoi dokumentet e shkurorëzimit. Pas tij, aktorja filloi të argëtohej nëpër ndeja dhe shpesh i ndryshonte të dashurit kryesisht dy herë më të rinj se vetja, ndërsa në qilimat e kuq ajo filloi të shkonte me kreacione “shumë të nxehta”, gjë që nuk ishte rasti më parë.

Në përqafimin e tij kanë qenë edhe bukuroshe të tjera të shumta, si aktorja Rachel McAdams, komedianja Sarah Silverman, balerina Lorraine Stewart dhe aktorja Aisling Bea.

Por gjithçka ndryshoi kur në jetën e tij erdhi Anna, edhe pse askush nuk e di kur ka ndodhur kjo saktësisht.