Kritikohet djali i Liz Hurley: “Je krejt si nëna, a je duke e ndryshuar gjininë?”

Kritikohet djali i Liz Hurley: “Je krejt si nëna, a je duke e ndryshuar gjininë?”

20 July 2019 16:34

Damian Hurley (17), djali i aktores Elizabeth Hurley (54) është shfaqur në fushatën e re të Pat McGrath, një prej grimereve më të famshme në botë e cila e ka linjën e vet të produkteve të bukurisë. Djaloshi britanik menjëherë e fitoi vëmendjen e publikut...

Damian, i cili përndryshe ka flokë të gjatë, gjatë xhirimit të reklamës ia kishin fryrë edhe më shumë flokët e bujshme, me çfarë ngjante shumë në nënën e tij.

Fushata u bë për promovimin e grimit, kështu që djali i aktores në vete ka make-up me nuanca natyrore që ia theksuan sytë, buzët dhe eshtrat e faqeve.

Image

“Ti je veriu im, jugu, lindja dhe perëndimi. Të dua”, – i shkroi nëna e tij Elizabeth nën foto, shkruan KOHA Ditore. Dhe derisa shumica e fansave komentuan se ai ishte i bukur si një model dhe se nëna dhe djali dukeshin si binjakë, kishte edhe kritika.

“Pse po bën grim? Nuk ke nevojë për grim në fytyrë. A po e ndryshon gjininë?”, – ishte ky njëri nga komentet. Damian e nënshkroi një kontratë me TESS Management në Londër.

Elizabeth e lindi Damianin në lidhje me biznesmenin amerikan Steve Bing (53), i cili fillimisht nuk donte ta pranonte atësinë dhe më pas kjo u dëshmua me test të ADN-së.

Nëna dhe djali janë tepër të afërt, ndërsa ai është madje edhe përgjegjës për krijimin e fotografive të saj lakuriqe që ajo i publikon në rrjetet sociale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme