Alicia Keys bashkohet me treshen e “La La Land” për muzikorin televiziv të Showtime

Alicia Keys bashkohet me treshen e “La La Land” për muzikorin televiziv të Showtime

19 July 2019 19:46

Alicia Keys është bashkuar me treshen e produksionit, e cila qëndron prapa hit filmit “La La Land” për një dramë të re muzikore për televizion.

Drejtuesit e rrjetit premium kabllor të SHBA-ve, Showtime, e kanë angazhuar këngëtaren e hitit “Girl on Fire”, dhe krijuesit e “La La Land” dhe fituesit e çmimeve “Oscar”, “Tony” dhe “Grammy”, Benj Pasek, Justin Paul dhe Marc Platt, për të bashkëpunuar në një seri të re muzikore për kanalin, shkruan KOHA Ditore.

"Gjithmonë kemi qenë të intriguar nga perspektiva për ta bërë një seri muzikorësh për Showtime, por vetëm nëse këngët mund t’i shtojnë thellësinë dhe kompleksitetin e një drame me karakter të madh", tha presidenti i Showtime Entertainment, Gary Levine për “The Hollywood Reporter”. "Askush nuk e bën atë më mirë se Pasek dhe Paul dhe Marc Platt..., kështu që kur ata na erdhën bashkë me një superyll global si Alicia... ne ishim të gjithë për".

Alicia do të jetë producente ekzekutive e projektit të patitulluar, i cili do ta ketë një numër të konsiderueshëm të episodeve. Ajo gjithashtu pritet të shfaqet në serial.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme