Showbiz

Skiatorja më e bukur nuk ndahet nga i dashuri

Skiatorja e pensionuar amerikane Lindsey Vonn (34) fundjavën e kaluar kishte shkuar me të dashurin, lojtarin kanadez të hokejit P.K. Subban (30) në premierën e filmit "Fast and Furious": 'Hobbs & Shaw' në Los Angeles. Lindsey e kishte veshur një kominoshe lëkure të zezë me dekolte të thellë, të cilën e kishte lidhur në bel. Megjithatë, zinxhiri 'zbuloi' më shumë se që shpresonte Vonn...

Që kur në shkurt i tha lamtumirë karrierës së saj sportive profesionale, Lindsey vazhdimisht paraqitet me të dashurin në ngjarje publike.

“E përgëzoj ekipin për vazhdimin e shkëlqyer të filmit Fast and Furious”, - tha ajo.

Vonn dhe Subban janë në lidhje që nga prilli i vitit 2018, ndërsa sportistja në vitin 2013 u shkurorëzua nga Thomas Vonn (43) pas gjashtë vjet martese, shkruan KOHA Ditore.

Ndërkohë, ajo ishte në lidhje me lojtarin e kriketit Kenan Smith (20 vjeç), ish-lojtarin e golfit Tiger Woods (43) dhe aktorin Alexander Ludwig (27).

Sportisten e gjatë 178 cm shumica e quanin Sharon Stone të skiatoreve, sepse ngjan jashtëzakonisht në aktoren seksipile.