Adhuruesit e Michael Jackson padisin viktimat e tij të supozuara për shpifje

Adhuruesit e Michael Jackson padisin viktimat e tij të supozuara për shpifje

15 July 2019 19:52

Fansat e Michael Jackson i kanë paditur për shpifje pranë gjykatës franceze dy viktima (Wade Robson dhe James Safechuck) të cilat thuhet se u keqtrajtuan nga mbreti i popit.

Robson dhe Safechuck të cilët tani janë 41 dhe 37 vjeç e kishin akuzuar në dokumentarin katër-orësh Jacksonin se gjoja kishte abuzuar me ta seksualisht për vite me radhë derisa ata ishin të mitur, gjatë viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta.

Edhe pse nuk janë qytetarë francezë, padia u ngrit kundër tyre në atë vend sepse atje është e ndaluar të ngrihen akuza kundër personave të vdekur, raporton CNN.

Fansat e kanë paditur Robson dhe Safechuck për një shumë simbolike prej një euro, për shkak të, siç thuhet në padi, dëmtimit të kujtimit për të ndjerin.

"Nuk janë në pyetje paratë, por zemra", tha Emanuel Ludo, avokat i fansave të Jacksonit.

Zyrtarët e gjykatës në qytetin francez Orleans, ku u mbajt një seancë më herët këtë muaj, thanë se të pandehurit nuk morën pjesë dhe se ata nuk kanë përfaqësues ligjor në Francë, shkruan KOHA Ditore.

Michael Jackson vdiq më 25 qershor 2009, në moshën 50 vjeçare, nga sulmi në zemër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme