Showbiz

I martuar me modelisten e bukur, ndërsa i shkruan këngë ish të dashurës?

Një nga yjet më të njohura adoleshente të të gjitha kohërave, Justin Bieber, përveç këndimit, e tërhoqi vëmendjen e publikut edhe me lidhjen me aktoren Selena Gomez, nga e cila u nda në mars të vitit 2018, por si duket ai ende mendon për të, pavarësisht se është i martuar me Hailey Baldwin. Të paktën kështu konkluduan adhuruesit.

Muzikanti 25-vjeçar e ndau me fansat e tij në Instagram një pjesë të video klipit të këngës së tij të re "Don’t Check On Me", të cilin e xhiroi me reperin 5 vjet më të vjetër Chris Brown, ndërsa adhuruesit e tij besojnë se në fakt prapa ka një mesazh të fshehtë për Selenën.

"I kam disa gjëra për t’i thënë", ka shkruar Justin, por shpejt i fshiu fjalët, me ç’gjë në fakt e bëri të qartë se fjalët e këngës së re për të e kanë një domethënie të veçantë gjë që ndoshta nuk ishte qëllimi i tij në radhë të parë, shkruan KOHA Ditore.

"Mund të të shkoj në mendje, por mos u brengos për mua, jo", është ky vargu i diskutueshëm për të cilin fansat e Justin janë bindur se ia ka dërguar Selenës. Se kur është krijuar kënga kjo nuk dihet, por e dimë se Selena më herët këtë muaj e ka fshirë postimin e fundit në profilin e saj në Instagram, i cili kujtonte në ish- të dashurin e saj. Ishte ky postim i marsit 2009 me të cilin ia uroi ditëlindjen Justinit, dhe në të cilin pozonte ajo me foton e tij. Çifti u nda pak më vonë atë muaj.

Prandaj adhuruesve të Justinit nuk iu desh shumë për t’i lidhur fjalët e Justinit me ish- të dashurën dhe lidhjen me Selenën.

"Fantazma e të kaluarës po e jeton jetën e saj më të mirë ndërsa ti tani ke diçka për të thënë?", "E ke gruan por vazhdon të shkruash këngë për Selenën, çfarë kuptimi ka kjo?", e pyetën disa prej tyre në komente.

T’ju rikujtojmë, Justin është i martuar me modelisten Hailey Baldwin, me të cilën u martua fshehurazi në shtator të vitit të kaluar.