Të gjithë e thërrisnin një emër. Në qendër të Prishtinës, fansat e rep-artistes Tayna, ende pa u ngjitur në skenë, këndonin hitet e njëpasnjëshme të saj.
Pas reklamës me Ledrin, i cili për vite të tëra u bë figura kryesore që promovon kafenë, Tayna do të jetë imazhi tjetër kryesor i brendit Prince Instant, me të cilën do të realizohen disa kampanja televizive gjatë këtij viti, transmeton emisioni Express në KTV.
Por, para fillimit të koncertit, qytetarët e mbledhur janë disponuar me muzikë latine.
Të pranishmit në këtë koncert, kishin për të thënë disa fjalë për artisten e tyre të preferuar si dhe koncertin në përgjithësi.
Tayna ka shprehur mirënjohje që kompania Devolli e zgjodhi atë si imazh për promovimin e produkteve të tyre.