DJ e këngëtari i famshëm nga Skocia, Calvin Harris do të marrë pjesë në festivalin SunnyHill në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur ylli i muzikës pop, Dua Lipa, nëpërmes një videoje të postuar në rrjetet sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSunnyHill Festival fillon nga 2 gushti dhe zgjat 3 ditë.
Dua ka shkruar: “E ngazëllyer dua të njoftoj se Calvin Harris do të jetë emri i parë i madh i këtij viti në Sunnyhillfestival në Prishtinë, Kosovë me 2,3 dhe 4 gusht.
Jam mirënjohëse ndaj miqve që janë duke ardhur në Kosovë, për ta bërë këtë të mundur, duke na mbështetur ne dhe të rinjtë e Kosovës për të sjell një të ardhme së bashku.”