Pasi që për një kohë pati probleme me produksionin, filmi “Official Secrets” më në fund ka mbërritur në ekranet e vogla, pasi që e pati premierën në Festivalin e sivjetshëm të filmit Sundance.
Keira Knightley e udhëheqë ekipin e aktorëve të kësaj drame, të bazuar në histori të vërtetë, ndërsa tani e kemi mundësinë ta shohim trailerin e parë.

Gavin Hood e bën regjinë e filmit, ndërsa skenarin e ka shkruar së bashku me Gregory dhe Sarah Bernstein. Skenari është i bazuar në librin “The Spy Who Tried To Stop A War: Katherine Gun And The Secret Plot To Sanction The Iraq Invasion”, nga autorët Marcie dhe Thomas Mitchell, shkruan KOHA Ditore.
Filmi bën fjalë për Gun (Knightley), agjenten e re të shërbimit sekret britanik, e cila arrestohet pasi që i zbulon informata konfidenciale gazetarit të Observer, Martin Bright (Matt Smith), duke pohuar se agjencia amerikane NSA ka bërë presion të paligjshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që ta miratojë vendimin për luftën në Irak në vitin 2003 . Por kur Bright përpiqet ta lirojë Gun, ai do të zbulojë se sa larg janë të gatshëm të shkojnë njerëzit për ta parandaluar një rrjedhje të tillë informacionesh në të ardhmen.
Ralph Fiennes, Matthew Goode, Rhys Ifans, Tamsin Greig dhe Conleth Hill janë pjesë e ekipit të aktorëve të filmit të cilin e presim në kinema nga mesi i tetorit të këtij viti.