Edhe pse ende nuk janë në dispozicion shumë detaje rreth filmit për bendin “Spice Girls”, tani për tani dihet se në të do të shfaqet të pesë anëtaret e këtij bendi.
Përmes filmit për “Spice Girls” legjendare, do të kthehemi në vitet e nëntëdhjeta dhe në një kohë tjetër në të cilën mbizotëronin zhanre të tjera muzikore, kombinime të tjera të modës dhe një formacion krejtësisht i ndryshëm i muzikantëve në mesin e të cilëve ishte edhe kjo pesëshe e famshme.
Filmi do të duhej të dalë gjatë vitit 2020 ndërsa ngjarja e filmit do t’i mbulojë të gjitha ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur gjatë karrierës së këtij bendi, shkruan KOHA Ditore.
Pesëshja e famshme që nga viti 1997 nuk ka punuar së bashku në ndonjë film, kur e xhiruan "Spice World", i cili fliste për udhëtimet e tyre të përbashkëta, çmimin që duhej ta paguanin për famën dhe jetën në lëkurën e anëtareve të bendit më të popullarizuar femëror në botë.
Bendi është aktualisht në një turne britanik në të cilën Victoria nuk iu bashkua, por ajo i mbështeti ato dhe njoftoi se mund të shfaqet në disa nga koncertet.