Rita Ora dhe Ava Max bashkë në “Summertime Ball”

Rita Ora dhe Ava Max bashkë në “Summertime Ball”

09 June 2019 17:07

Festivali i muzikës “Summertime Ball”, i cili mbahet çdo vit në Londër në të shtunën e dytë të muajit qershor, mblodhi emra të mëdhenj të muzikës në stadiumin Wembley. Ndërsa, mes tyre ishin edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Ava Max.

Takimi i dy këngëtareve u bë në prapaskenat e festivalit, ku të cilët ndanë me fansat momentin e takimit.

Image

Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtaret publikuan fotografinë ku Max shkruan për Orën: “E dua këtë vajzë”.

Ndërsa Bebe Rexha pak muaj më parë i bëri thirrje për një bashkëpunim Rita Orës, Dua Lipas dhe Ava Maxit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme