Showbiz

Premiera e serisë së re "Years and years"

Në HBO GO kanë mbërritur dy episodet e para të “Years and years”, ndërsa episodet e reja do të shfaqen çdo të mërkurë. Premiera në HBO do të jetë më 2 korrik në ora 21:30.

Seria Years and years bën fjalë për familjen e shumëngarkuar mançesteriane Lyonse. Daniel (Russell Tovey) së shpejti martohet me Ralphin (Dino Fetscher), Stephen (Rory Kinnear) dhe Celeste (T'Nia Miller) kujdesen për fëmijët e tyre, Rosie (Ruth Madeley) i shkon pas një mashkulli të ri, Edith (Jessica Hynes) ka vite që nuk ka qenë në shtëpi, ndërsa në krye të familjes është gjyshja Muriel (Anne Reid). Por kur jetët e tyre takohen në një natë vendimtare të vitit 2019, ngjarja kalon në të ardhmen dhe bën fjalë për jetët dhe dashurinë e Lyonsëve gjatë 15 vjetëve të ardhshëm. Shoqëria është më e shpejtë dhe më e çmendur, dhe turbullirat politike, teknologjia dhe luftërat e largëta ndikojnë në Lyonsët në jetën e tyre të përditshme. Në këtë botë të re, Lyonsët duhet të përballen me shpresat dhe frikën e tyre të përditshme, duke e ditur se një familje e zakonshme kurrë nuk do të mundë ta ndryshojë botën. Apo ndoshta mundet?

Image

Në seri luajnë Rory Kinnear, Russell Tovey, Jessica Hynes, Ruth Madeley, T’Nia MIller dhe Anne Reid, si dhe Emm aThompson, e cila luan personin e famshëm që bëhet politikane dhe mendimet kontroverse të së cilës e kanë ndarë kombin, shkruan KOHA Ditore.

Serinë e sjellin RED Production Company në koproduksion me HBO, BBC One dhe CANAL+. Autor, skenarist dhe producent ekzekutiv është Russell T Davies.