Aktori Ron Perlman (69), i njohur për rolin e tij në filmin "Hellboy", javën e kaluar u fotografua para restorantit në Pasadena duke u puthur me kolegen më të re Allison Dunbar, me të cilën luan në serinë "StartUp", raporton Daily Mail.
Ron është i martuar për 38 vjet me disenjatoren e stolive Opal Stone dhe me të e ka vajzën Blake (35 vjeç) dhe djalin Brandon (29). Megjithatë, martesa shumëvjeçare nuk e pengoi atë ta puthte dhe përqafonte kolegen dhe ta dërgojë atë në darkë.
Me aktorin Allison i ka publikuar disa foto në rrjetet sociale që kur aktorja iu bashkua ekipit të filmit. Në shkurt të vitit të kaluar, aktorja e postoi një fotografi nga darka ku ajo ishte me Ronin dhe vajzën e tij Blake, shkruan KOHA Ditore.
“ Perlmanët dhe Dunbarët. Dy dinastitë po grinden rreth sallatës së avokados. I dua shumë miqtë e mi të rinj”, - shkroi Allison në përshkrimin e fotos. Ron shpesh komenton në fotot e Allison. Në një rast, aktorja e postoi një fotografi të prapanicës së saj, ndërsa ai e përshëndeti atë me komente.
Allison u paraqit në seritë si “Modern Family”, “2 Broke Girls”, “The Mentalist”, “The Sopranos”.
-
24 maj 2019 22:22
-
Shpërndaje në: