Showbiz

Madonna, megjithatë, do të interpretojë në finalen e Eurosongut të sivjetshëm

Descriptive Text

Mbretëresha e popit, siç e quajnë shumë adhurues këngëtaren amerikane Madonna, megjithatë do të performojë në finalen e Eurosongut të sivjetshëm më 18 maj.

Edhe pse performanca e saj është vënë në pikëpyetje për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me kontratën, përfaqësuesit e Madonnës thanë së fundi se ylli i madh i popit megjithatë do të interpretojë në mbrëmjen finale të Eurosongut ku do t’i këndojë dy këngë.

Performanca e Madonnës u paralajmërua nga mediat e njohura britanike dhe amerikane muajin e kaluar. Sipas tyre, Madonna do të duhej ta këndojë një këngë nga albumi i ri "Madame X" dhe një nga hitet e vjetra, supozohet të jetë megahiti "Like a Prayer", shkruan KOHA Ditore.

Eurovisioni i sivjetshëm fillon më 14 maj në Tel Aviv, ndërsa nata finale do të mbahet të shtunën, kur do të mësojmë se kush do ta fitojë titullin e këngës më të mirë në vitin 2019.