Showbiz

Ikona e Hollywoodit, Doris Day vdes në moshën 97 vjeçare

Doris Day, ikona e Hollywoodit e njohur më së shumti për punën e saj në të 50-tat e 60-tat, ka vdekur.

Doris Day ishte në moshën 97 vjeçare, transmeton koha.net.

Day ka aktruar në filmat si ‘Calamity Jane”, “Pilow Talk” e “Love Me or Leave Me” si dhe ka qenë këngëtare.

Day ishte pensionuar në vitin 1973, dhe po atë vit kishte themeluar fondacionin për të drejtat e kafshëve që mban emrin e saj. Gjatë karrierës së saj ka xhiruar më shumë se 50 filma dhe 650 këngë. Ishte fituese e Golden Globe në vitin 1989 dhe3 Gramy për vepër jetësore më 2007, ndërsa karrierën filmike e kishte fi9lluar në vitin 1948 me filmin “Romance on the High Seas”. Ky film, kishte thënë ajo, ia kishte siguruar suksesin e 20 viteve të ardhshme të karrierës. Ishte e martuar katër herë.

{gallery}