Showbiz

Pete Doherty hospitalizohet pasi lëndohet nga iriqi

Rokeri i Libertines Pete Doherty është hospitalizuar pasi që është shpuar në dorë nga iriqi.

Ylli 40-vjeçar indie u detyrua të tërhiqej nga një paraqitje në radio të hënën, ndërsa drejtuesi i BBC Radio 5 Live, Nihal Arthanayake mungesën e Doherty e arsyetoi me një lëndim që u shkaktua kur ai po e ndalonte qenin e tij të mos e sulmonte iriqin.

Burimet e afërta me yllin thanë për WENN se ai u pranua në spital pas incidentit, por më vonë u lirua dhe nuk ka lëndime serioze. Më vonë, ai është parë në një festë në Shoreditch, në lindje të Londrës, shkruan KOHA Ditore.

Duke shpjeguar se pse Doherty mungonte në emisionin e tij, Nihal tha: "Në vijim do ta kemi Kiefer Sutherland - ai e zëvendëson Pete Doherty. Pete Doherty u përpoq ta shpëtonte një iriq nga goja e qenit të tij... një gjemb nga iriqi iu fut në dorë dhe ai është infektuar. Ai tani është në spital duke e hequr gjembin e infektuar të iriqit nga gishti i tij".

Image

Doherty më parë i kishte zemëruar fqinjët e tij për shkak të sjelljes agresive të qenve të tij, kur ai i nxjerr ata në shëtitje pranë shtëpisë së tij në qytetin bregdetar anglez Margate.

Këngëtari i “They Can’t Stand Me Now” ishte planifikuar të paraqitej në radio për promovimin e albumit të tij të fundit me projektin e tij dytësor, Peter Doherty and The Puta Madres.